Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 71 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 71 nga 73 • Shqip


يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا 71
Përkthim:
që t’ju përmirësojë veprat tuaja, dhe t’ju falë mëkatet tuaja. E, kush e dëgjon Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai ka arritur shpëtim të madh. El-Ahzab 33:71
Tefsiri:

Që Ai

(Allahu)

t'iu mundësojë të bëni vepra të mira dhe t'jua falë gjynahet! -

Këto dy vepra bëhen shkak që:

1 të gjitha veprat tona të rregullohen dhe të bëhen të pranueshme tek Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur. Nuk ka dyshim se takua-ja është kusht për pranimin e veprave, sikurse thotë i Lartësuari: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve.” [Maide 27].

2 Gjithashtu, ajo bëhet shkak që njeriut t’i jepen suksese të mëtejshme për të bërë të tjera vepra të mira.

3 Nëpërmjet takua-s dhe fjalëve të drejta, Allahu i Madhëruar i ruan veprat tona nga çdo gjë që shkakton prishjen dhe asgjësimin e tyre. Ai na dhuron sinqeritet dhe na shpëton nga devijimi dhe kryerja e veprave të këqija, të cilat bëhen shkak për fshirjen e veprave të mira.

4 Allahu i Lartësuar e ruan, madje e shumëfishon shpërblimin e veprave tona të mira.E kundërta ndodh nëse cenojmë takua-në dhe fjalët e drejta. Kjo do të bëhet shkak që veprat tona të prishen dhe të mos pranohen nga Allahu i Lartësuar. Ato do të bëjnë që shpërblimi i premtuar për veprat e mira të mos arrihet. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar premton falje gjynahesh për ata që pajisen me devotshmëri dhe përpiqen për të qenë fjalëdrejtë. Gjynahet sjellin trishtim dhe shkatërrim, ndërsa me devotshmëri rregullohet çdo çështje, arrihet çdo e mirë dhe ruhesh nga çdo e keqe, në dynja dhe në ahiret. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, ka arritur mirësinë më të madhe. -

Lumturia e robit varet e gjitha nga bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe Profetit (a.s.). Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet çdo e mirë, të cilën e synon në dynja dhe në ahiret dhe shpëtimi nga çdo e keqe, së cilës i druhesh në dynja dhe në ahiret.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 70 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 72