Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 73 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 73 nga 73 • Shqip


لِيُعَذِّبَ اللَّهُ الْمُنَافِقِينَ وَالْمُنَافِقَاتِ وَالْمُشْرِكِينَ وَالْمُشْرِكَاتِ وَيَتُوبَ اللَّهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا 73
Përkthim:
për t’i dënuar Perëndia: hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t’jua pranojë pendimin besimtarëve dhe besimtareve. Se, Perëndia, është falës dhe mëshirues. El-Ahzab 33:73
Tefsiri:

Allahu do t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, dhe do t'i falë besimtarët dhe besimtaret. Allahu Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut të Lartësuar, që e mbylli këtë ajet me këto dy emra të bukur, të mrekullueshëm dhe shpresëdhënës të Tij. Ata tregojnë se sa e plotë dhe e madhe është falja e Allahut dhe sa e gjerë është mëshira e Tij. Bamirësia e përkujdesi i Tij është gjithëpërfshirës, edhe pse shumë krijesa janë nga ata që nuk e meritojnë faljen dhe mëshirën e Tij, për shkak ose të hipokrizisë ose për shkak të mohimit dhe idhujtarisë.Këtu përfundon tefsiri i sures Ahzab, me mirësinë e Allahut dhe me ndihmën e Tij!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 72 E ardhshme Sheba • Ajet 1