Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 8 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 8 nga 73 • Shqip


لِيَسْأَلَ الصَّادِقِينَ عَنْ صِدْقِهِمْ ۚ وَأَعَدَّ لِلْكَافِرِينَ عَذَابًا أَلِيمًا 8
Përkthim:
t’i pyet të sinqertit për sinqeritetin e tyre; e për mohuesit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm. El-Ahzab 33:8
Tefsiri:

Për t’i marrë në pyetje

(dhe shpërblyer)

të sinqertët për sinqeritetin e tyre. Dhe për jobesimtarët Ai ka përgatitur një Ndëshkim të dhembshëm. -

Kështu, Allahu i Madhëruar ka për t'i pyetur dhe marrë në përgjegjësi si profetët që dërgoi, ashtu edhe popujt në të cilët i dërgoi këta profetë. Ai do t’i marrë në pyetje rreth asaj bese të fortë: A e çuan në vend dhe a e përmbushën ashtu siç duhej? A u treguan të sinqertë në adhurimin e Zotit dhe jetën sipas Shpalljes së Tij? Nëse po, atëherë ka për t'i shpërblyer me kopshtet e mirësive. Nëse jo dhe e kanë mohuar, atëherë do t'i ndëshkojë me dënimin e dhembshëm. Allahu i Madhëruar thotë: "Prej besimtarëve pati burra të tillë që e mbajtën besën e dhënë Allahut. Disa prej tyre e përmbushën premtimin duke dhënë jetën dhe ka të tjerë që janë duke pritur (për ta përmbushur) dhe ata kurrë nuk sprapsen aspak (nga rruga e Allahut)." [Ahzab 23].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 7 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 9