Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 37 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 37 nga 54 • Shqip


وَمَا أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ بِالَّتِي تُقَرِّبُكُمْ عِنْدَنَا زُلْفَىٰ إِلَّا مَنْ آمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ لَهُمْ جَزَاءُ الضِّعْفِ بِمَا عَمِلُوا وَهُمْ فِي الْغُرُفَاتِ آمِنُونَ 37
Përkthim:
As pasuria juaj, as fëmijët tuaj, nuk janë ata që do t’ju afrojnë në pozitë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira. Për ta shpërblimi është i shumëfishtë, për atë që kanë punuar, dhe ata do të jenë të sigurtë në dhomat e larta të xhennetit. Sheba 34:37
Tefsiri:

Nuk janë pasuria juaj dhe as fëmijët tuaj që mund t'ju afrojnë te Ne. -

Nuk janë pasuritë dhe fëmijët ata që ju afrojnë tek Zoti dhe ju bëjnë të fitoni kënaqësinë e Tij. Ai që ju afron tek Zoti është besimi tek mesazhi që sollën profetët dhe veprat e mira sipas këtij imani. Këta janë ata të cilëve do t'u shumëfishohet shpërblimi dhjetëfish, shtatëqindfish e shumë më tepër, aq sa vetëm Zoti e di. Për këta, Zoti thotë:Afër Nesh janë vetëm ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira.”. Këta janë ata që do të shpërblehen shumëfish për veprat e tyre dhe ata janë në banesa të larta, të sigurt

(e të shpëtuar)

nga çdo e keqe. -

Ata do të jenë në shtëpitë dhe vendbanimet e larta dhe shumë të mrekullueshme. Ata do të jetojnë në to të qetë e të kënaqur, të sigurt nga çdo vështirësi e vuajtje apo lodhje e pakënaqësi, gjëra të cilat gjithmonë e shoqërojnë njeriun në jetën e dynjasë. Ata do të jenë të lumtur mes kënaqësive dhe mirësive, që sjellin vetëm lumturi e gëzim. Ata janë të sigurt se kurrë nuk do të largohen nga ato mirësi dhe ajo jetë e këndshme, se kurrë nuk do ta provojnë trishtimin, dëshpërimin e vuajtjen, as vdekjen, gjumin dhe sëmundjen, as plakjen e lodhjen apo vështirësitë e mundimet.
Shko te videoja e plotë e sures