Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 42 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 42 nga 54 • Shqip


فَالْيَوْمَ لَا يَمْلِكُ بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ نَفْعًا وَلَا ضَرًّا وَنَقُولُ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا ذُوقُوا عَذَابَ النَّارِ الَّتِي كُنْتُمْ بِهَا تُكَذِّبُونَ 42
Përkthim:
E, sot, nuk do të mund t’i bëni as dobi as dëm njëri-tjetrit. E Ne, do t’ju themi zullumqarëve: “Shijoni dënimin e zjarrit të cilin e keni konsideruar gënjeshtër!” Sheba 34:42
Tefsiri:

Kështu, atë ditë ata nuk do të kenë asgjë në dorë t’i bëjnë dobi e as dëm njëri-tjetrit. -

Tashmë nuk ka asnjë mundësi lidhjeje dhe dobie mes jush. Asnjë dobi nuk mund t'i sillni njëri-tjetrit!

Dhe keqbërësve do t'u themi: “Shijojeni dënimin e zjarrit - atë që e quanit gënjeshtër!” -

Këto fjalë do t'u thuhen atyre që bëjnë padrejtësi, duke mohuar mësimin e vërtetë dhe duke bërë gjynahe e paudhësi, kur ata të hyjnë në Zjarr: “Shijoni dënimin e Zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër! Tani që hytë në të, ju po e shihni me sytë e ballit atë që e mohonit. Ky është shpërblim i merituar për mohimin tuaj. Ky është ndëshkimi për ato vepra të këqija që ju i kryenit për shkak se nuk besonit. Ju nuk u kujdesët që të ruheshit nga ky ndëshkim nëpërmjet veprave që Zoti ju urdhëroi t'i bënit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 41 E ardhshme Sheba • Ajet 43