Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 45 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 45 nga 54 • Shqip


وَكَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ وَمَا بَلَغُوا مِعْشَارَ مَا آتَيْنَاهُمْ فَكَذَّبُوا رُسُلِي ۖ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ 45
Përkthim:
Ata që kanë qenë para tyre, i kanë konsideruar gënjeshtarë (pejgamberët). Ata nuk kanë arritur as të dhjetën e asaj që u kemi dhënë Ne (fuqi dhe jetë të gjatë), e megjithatë, i kanë konsideruar gënjeshtarë pejgamberët e Mi, e çfarë ka qenë dënimi Im (ndaj tyre)! Sheba 34:45
Tefsiri:

Edhe të parët e tyre i patën mohuar Shpalljet Tona. Këta

(të sotmit)nuk kanë arritur as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e megjithatë i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi. A e dini se si ishte dënimi Im! -

Ata popuj ishin shumë më të fuqishëm e të pushtetshëm se këta që mohuan Muhamedin, dhe kur mohuan profetët e Tij, Allahu i ndëshkoi. Shikoni, o mohues të Profetit, se si ishte ndëshkimi dhe zemërimi Im kundër tyre! Ne ju kemi treguar se si i ndëshkuam ata. Disa i përmbytëm, disa i shkatërruam me një erë që shkatërronte gjithçka, ose edhe me një britmë të vetme. Disa të tjerë i shkatërruam me tërmet e tronditje të madhe, disa duke i përpirë toka ose duke dërguar ndëshkim me gurë nga qielli. Kini frikë, pra, ju që refuzoni të besoni në Profetin e Zotit dhe Shpalljen e Tij. Mos vazhdoni në refuzimin tuaj, se kështu do ndëshkoheni njëlloj.
Shko te videoja e plotë e sures