Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 47 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 47 nga 54 • Shqip


قُلْ مَا سَأَلْتُكُمْ مِنْ أَجْرٍ فَهُوَ لَكُمْ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى اللَّهِ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ 47
Përkthim:
Thuaj: “Çfarëdo shpërblimi që kam kërkuar prej jush, ajo qoftë për ju. Shpërblimi im është vetëm te Perëndia, e Ai është dëshmitar për çdo gjë”. Sheba 34:47
Tefsiri:

Thuaj “Unë nuk kërkoj ndonjë shpërblim prej jush. Ai le t’ju mbetet juve.” -

Edhe ky mund të jetë një nga shkaqet që mund të pengojë njerëzit nga pasimi i atij që të fton drejt së vërtetës. Disa mendojnë se ai do t’u marrë pasuritë atyre që e pasojnë ose ndonjë shpërblim, sepse po i fton në rrugën e drejtë. Por Allahu i Madhëruar u tregon atyre pastërtinë e Profetit nga kjo gjë dhe u thotë: “Unë nuk kërkoj ndonjë shpërblim prej jush. Ai le t’ju mbetet juve." Edhe nëse ju mendoni se unë dua ndonjë shpërblim për ftesën time në të vërtetën, unë po dëshmoj që tani që ai le të jetë i juaji.

“Shpërblimi im është vetëm prej Allahut dhe Ai është Dëshmitar për gjithçka”. -

Dija e Tij përfshin çdo gjë. Ai e di se për çfarë po ju ftoj. Nëse unë do të isha gënjeshtar, Ai do të më ndëshkonte me drejtësinë e Tij. Ai, gjithashtu, është mbikëqyrës dhe dëshmitar i të gjitha veprave tuaja dhe ka për t'i shënuar dhe ruajtur ato plotësisht, dhe pastaj do t'ju shpërblejë për to.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 46 E ardhshme Sheba • Ajet 48