Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 5 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 5 nga 54 • Shqip


وَالَّذِينَ سَعَوْا فِي آيَاتِنَا مُعَاجِزِينَ أُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مِنْ رِجْزٍ أَلِيمٌ 5
Përkthim:
e, ata që luftojnë kundër argumenteve Tona, duke u përpjekur që t’i pengojnë ato – për t’i ikë (dënimit Tonë), për ta ka dënim të tmerrshëm dhe të dhembshëm. Sheba 34:5
Tefsiri:

Ndërsa ata që luftojnë kundër Argumenteve Tona, do të kenë dënimin më të keq dhe të dhembshëm. -

Këta i mohojnë argumentet Tona, madje me arrogancë e mendjemadhësi u thoshnin profetëve se ata dhe Zoti janë të pafuqishëm që t'i realizojnë ato kërcënime. Kështu e mohojnë edhe ringjalljen pas vdekjes, duke mëtuar se askush nuk është në gjendje të realizojë diçka të tillë. Këta të mjerë nxitojnë që të mohojnë argumentet dhe mrekullitë e Zotit dhe kështu të tregojnë se është e pamundur ajo që u premtohet, domethënë, ringjallja dhe ndëshkimi. Për këtë, i Lartësuar i thotë: "... ata që luftojnë kundër argumenteve Tona, do të kenë dënimin më të keq dhe të dhembshëm." Ai dënim ka për t'ju sjellë dhimbje si trupave, ashtu edhe zemrave dhe shpirtrave të tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 4 E ardhshme Sheba • Ajet 6