Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fatir — Ajet 20 (Shqip) — Video

Fatir • Ajet 20 nga 45 • Shqip


وَلَا الظُّلُمَاتُ وَلَا النُّورُ 20
Përkthim:
as errësira dhe drita, Fatir 35:20
Tefsiri:

Dhe as errësirat dhe drita. Dhe as hija

(e freskët)

dhe nxehtësia. Dhe nuk janë njëlloj të gjallët dhe të vdekurit. -

Të gjithë ju jeni të sigurt dhe të bindur se këto gjëra nuk mund të jenë njëlloj. Atëherë, po kështu duhet të jeni të bindur se edhe konceptet e kundërta nuk mund të jenë njëlloj dhe të kenë të njëjtin gjykim. Nuk janë njëlloj besimtari dhe mohuesi, as i udhëzuari në rrugën e drejtë dhe i humburi, as i dituri dhe i padituri, as banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit, as ata që i kanë zemrat e gjalla dhe ata që i kanë zemrat e vdekura. Mes këtyre gjërave të kundërta ka dallime aq të mëdha, saqë vetëm Zoti i di. Njeriu duhet t'i njohë mirë këto dallime, në mënyrë që të gjykojë drejt se cilës duhet t'i japë përparësi e të garojë për ta arritur, dhe prej cilës duhet të largohet dhe të ruhet. Le të meditojë i mençuri se cilat janë synimet e larta, për të cilat ia vlen të sakrifikosh jetën.

Allahu bën të dëgjojë atë që Ai do, -

Allahu i dhuron atij që Ai dëshiron aftësinë e të dëgjuarit të dobishëm, pra, të dëgjuarit që të mundëson të kuptosh dhe të pranosh me zemër të vërtetën. Allahu është i vetmi që e jep këtë lloj udhëzimi dhe e krijon atë brenda shpirtit të robit.

kurse ti nuk mund ta bësh të dëgjojë atë që është në varr. -

Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë ata që i kanë zemrat e vdekura. Ashtu sikurse fjalët e tua nuk u sjellin asnjë dobi të vdekurve në varre, po ashtu ato nuk i sjellin ndonjë dobi atij që e refuzon të vërtetën me kryeneçësi. Por detyra jote është që thjesht t'i paralajmërosh ata dhe t'ua kumtosh të qartë Shpalljen e Zotit, pavarësisht e pranojnë ose jo atë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fatir • Ajet 19 E ardhshme Fatir • Ajet 21