Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fatir — Ajet 25 (Shqip) — Video

Fatir • Ajet 25 nga 45 • Shqip


وَإِنْ يُكَذِّبُوكَ فَقَدْ كَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ جَاءَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ وَبِالزُّبُرِ وَبِالْكِتَابِ الْمُنِيرِ 25
Përkthim:
E, nëse ata të konsiderojnë ty gënjeshtar, e madje edhe paraardhësit e këtyre i kanë përgënjeshtruar pejgamberët. Pejgamberët e tyre kanë ardhur me dokumente të qarta, fletushka, dhe Libër ndriçues. Fatir 35:25
Tefsiri:

Nëse këta të përgënjeshtrojnë ty, dije se kështu përgënjeshtruan

(të vërtetën)

edhe paraardhësit e këtyre, edhe pse të dërguarit e tyre u patën ardhur me argumente të qarta, me Mesazhe dhe Libër të ndritshëm. -

Edhe nëse të mohojnë këta idhujtarë dhe të quajnë mashtrues, dije se nuk je i pari profet të cilin e refuzojnë populli i tij. Mësoje se: "...kështu mohuan (të vërtetën) edhe ata që ishin më parë edhe pse të dërguarit e tyre u erdhën me argumente të qarta, me mesazhe dhe Libër të ndritshëm." Ata u sollën ajete të qarta për të vërtetën dhe treguese të besnikërisë së tyre në atë që sollën nga Zoti. Ata sollën edhe libra të shkruar dhe të shpallur nga Zoti, të mbushur me shumë ligje e porosi. Allahu i pajisi ata edhe me Libër të ndritshëm: dritë dhe ndriçues, me lajmet e vërteta të sjella në të dhe me ligjet e mrekullueshme. Mohimi i tyre nuk erdhi si pasojë e ndonjë paqartësie apo pasigurie në vërtetësinë e madhështinë e argumenteve të Zotit, apo se profetët lanë gjë mangët në kumtimin e së vërtetës, por thjesht për shkak të padrejtësisë dhe inatit të tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fatir • Ajet 24 E ardhshme Fatir • Ajet 26