Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fatir — Ajet 30 (Shqip) — Video

Fatir • Ajet 30 nga 45 • Shqip


لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ ۚ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ 30
Përkthim:
që (Ai) t’jua plotësojë shpërblimin dhe që t’ju shtojë atyre nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, Ai është falës dhe falenderues. Fatir 35:30
Tefsiri:

Sepse Ai

(Allahu)

do t’ua japë të plotë shpërblimin e tyre dhe do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij. -

Kjo është një tregti që kurrë nuk del me humbje. Ata shpresojnë nga shkëmbimi më i mirë: kënaqësia e Allahut me ata dhe shpërblimet e shumta dhe të panumërta të Tij, nga një anë, dhe shpëtimi nga zemërimi dhe dënimi i Atij që është i Plotpushtetshëm, nga ana tjetër. Kjo tregon se ata i bëjnë veprat e tyre me sinqeritet vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe nuk kanë ndonjë qëllim të ulët. Pastaj Allahu i Madhëruar na tregon se ata do ta arrijnë atë që aq shumë e shpresojnë: "...që Ai t’ua japë të plotë shpërblimin e tyre." Ai ka për t'ua dhënë të plotë dhe të pacenuar shpërblimin për veprat e tyre, në varësi të masës dhe cilësisë që kanë ato vepra. Pastaj: "...do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij." Jo vetëm që do t'ua japë të pacenuar shpërblimin, por Allahu i Madhëruar do t'ua shtojë atë edhe më shumë nga bujaria e Tij.

Me të vërtetë Ai është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës. -

Allahu i Madhëruar ua mbulon dhe fal të këqijat dhe gabimet dhe i shpërblen për ato vepra të pakta dhe të vogla që bëjnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fatir • Ajet 29 E ardhshme Fatir • Ajet 31