Ata që mohuan
(Alahun)i pret zjarri i xhehenemit. -
Cilësia e tyre është mohimi i besimit. Ata refuzojnë me inat e kokëfortësi Shpalljet që profetët i sollën prej Zotit ose i shpërfillin ato dhe e quajnë gënjeshtër takimin me Allahun dhe llogarinë para Tij. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë: "Ata që mohuan (Allahun)i pret zjarri i xhehenemit.". Ata do të ndëshkohen me dënimet më të rënda e më të dhimbshme.Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin
(të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues. -
As u jepet fund që të vdesin dhe të asgjësohen, e kështu të përfundojnë vuajtjet e tyre, dhe as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Dhimbjet, vuajtjet dhe dënimet do të jenë të vazhdueshme përgjithmonë. Ky është dënimi i merituar për çdo mohues. I Lartësuari thotë: "Kështu i ndëshkojmë Ne të gjithë mohuesit."