Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fatir — Ajet 39 (Shqip) — Video

Fatir • Ajet 39 nga 45 • Shqip


هُوَ الَّذِي جَعَلَكُمْ خَلَائِفَ فِي الْأَرْضِ ۚ فَمَنْ كَفَرَ فَعَلَيْهِ كُفْرُهُ ۖ وَلَا يَزِيدُ الْكَافِرِينَ كُفْرُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ إِلَّا مَقْتًا ۖ وَلَا يَزِيدُ الْكَافِرِينَ كُفْرُهُمْ إِلَّا خَسَارًا 39
Përkthim:
Ai u ka bërë juve zëvendës (njërin pas tjetrit) në Tokë; e kush nuk beson, mosbesimi i tij është në dëm të tij. E, mohuesve – mosbesimi i tyre ua shton te Zoti i tyre pezmin, dhe mohuesve – mosbesimi i tyre ua shton humbjen. Fatir 35:39
Tefsiri:

Është Ai që ju bëri ju trashëgimtarë

(të njëri-tjetrit)

në Tokë. Kush nuk besoi

(në Allahun)

, mosbesimin e ka kundër vetvetes dhe mosbesimi nuk u shton jobesimtarëve asgjë tjetër te Zoti, vetëm se urrejtje. -

Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na tregon për urtësinë dhe mëshirën e Tij të plotë e gjithpërfshirëse për robërit. Ai e përcaktoi në ligjin e Tij të krijimit që lloji njerëzor të zëvendësojë njëri-tjetrin në Tokë. Në çdo popull, Ai dërgoi profetë e paralajmërues dhe u dha mundësinë që të tregojnë veprat e tyre. Ata të cilët refuzojnë të besojnë e t'i nënshtrohen Zotit, që nuk pasojnë Shpalljet që Ai solli përmes profetëve dhe që nuk pranojnë të jetojnë sipas ligjit të Tij, le ta dinë se ky refuzim ka për të rënduar dhe dëmtuar pikërisht ata vetë. Askush nuk mund t’i shpëtojë e të mbajë peshën e tyre. Le ta dijë mohuesi i Zotit se me këtë mohim shton veçse dënimin dhe zemërimin e Zotit kundër tij. E ku ka ndëshkim më të madh se zemërimi i Zotit?! Nëse ke logjikë që të mendosh, ta dish se nuk ka dëshpërim më të madh sesa zemërimi i atij Zoti, që është Bujar dhe Bamirës.

Dhe mosbesimi, nuk u shton jobesimtarëve asgjë tjetër, vetëm se dëshpërim. -

Ata do të privohen nga mirësitë e Xhenetit, veprat e tyre do të asgjësohen dhe ata do të humbasin vetveten dhe familjet e tyre në Ditën e Gjykimit. Mohuesi i Zotit zhytet thellë e më thellë në dëshpërim, humbje dhe në poshtërim. Ai është poshtëruar tek Zoti dhe tek njerëzit, dhe gjithmonë është i privuar nga mirësitë dhe lumturia.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fatir • Ajet 38 E ardhshme Fatir • Ajet 40