Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fatir — Ajet 4 (Shqip) — Video

Fatir • Ajet 4 nga 45 • Shqip


وَإِنْ يُكَذِّبُوكَ فَقَدْ كُذِّبَتْ رُسُلٌ مِنْ قَبْلِكَ ۚ وَإِلَى اللَّهِ تُرْجَعُ الْأُمُورُ 4
Përkthim:
Nëse ata ty (o Muhammed!) të konsiderojnë gënjeshtar, e me të vërtetë, edhe para teje, pejgamberët i kanë konsideruar gënjeshtarë, e te Perëndia kthehen të gjitha punët. Fatir 35:4
Tefsiri:

Dhe nëse ata të mohojnë ty, dije se edhe të dërguarit para teje janë mohuar. -

Nëse të mohojnë ty, o Profet, atëherë mendohu pak për profetët para teje dhe le të jenë ata si shembull për ty. Dije se:

Por, vetëm te Allahu do të kthehen

(për gjykim)

të gjitha çështjet. -

Kështu ka qenë dhe do të jetë gjithmonë: Allahu i shkatërron mohuesit dhe kundërshtarët e profetëve dhe u dhuron fitoren profetëve dhe besimtarëve të tyre të denjë dhe të sinqertë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fatir • Ajet 3 E ardhshme Fatir • Ajet 5