Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 14 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 14 nga 83 • Shqip


إِذْ أَرْسَلْنَا إِلَيْهِمُ اثْنَيْنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزْنَا بِثَالِثٍ فَقَالُوا إِنَّا إِلَيْكُمْ مُرْسَلُونَ 14
Përkthim:
Kur Ne u dërguam atyre dy, e ata i konsideronin gënjeshtarë, madje i përforcuam me të tretin, e thanë: “Ne, me të vërtetë, jemi dërguar te ju!” Ja-Sin 36:14
Tefsiri:

Kur Ne dërguam tek ata

(në fillim)

dy të dërguar ata i përgënjeshtruan që të dy. -

Në këtë popull, u dërguan profetë që të urdhëronin për të adhuruar Allahun si një e të vetëm, duke ia përkushtuar me sinqeritet të gjitha adhurimet dhe që t'i ndalonin nga idhujtaria, padrejtësitë e mosbindja ndaj Zotit.

Atëherë Ne i fuqizuam ata me një të tretë dhe këta u thanë: “Ne jemi dërguar

(si Profetë)

te ju.”. -

Allahu i Lartësuar dërgoi edhe një profet të tretë, pasi dy të parët u refuzuan. Kjo tregon se Allahu u kujdes shumë që atyre t'u afrohej mundësia të pranonin udhëzimin dhe të mos kishin më argument e arsyetim para Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 13 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 15