Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 35 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 35 nga 83 • Shqip


لِيَأْكُلُوا مِنْ ثَمَرِهِ وَمَا عَمِلَتْهُ أَيْدِيهِمْ ۖ أَفَلَا يَشْكُرُونَ 35
Përkthim:
që ata t’i hanë frutet e tyre dhe nga ato që i punojnë duart e tyre; e përse ata nuk duan të jenë mirënjohës? Ja-Sin 36:35
Tefsiri:

Që ata të hanë nga ato fruta dhe nga ajo që e prodhojnë me duart e tyre. -

Që të hanë ose t’i magazinojnë duke i tharë. Ata kënaqen me gjithë ato mirësi, ndërkohë që ato nuk janë fryt i punës apo mundit të tyre. Është Allahu Ai që i bën të mbijnë dhe të rriten. Allahu është më i Urti dhe Furnizuesi më i mirë. Ata i hanë ato pa qenë nevoja t'i gatuajnë apo t'u bëjnë ndonjë shërbim. Zoti ua jep që t'i hanë pa u lodhur, që të kënaqen. Ata thjesht i këpusin nga pema dhe i hanë.

Atëherë a nuk po tregohen mirënjohës? -

A nuk po tregoheni mirënjohës ndaj Atij që jua dhuroi këto mirësi dhe u kujdes që t'jua vërë në shërbim, me bujarinë dhe bamirësinë e Tij? A nuk e falënderoni dhe lavdëroni Atë që kujdeset me këto mirësi, për të rregulluar çështjet e dynjasë dhe të fesë tuaj? Ai që e ngjall tokën pasi është shkretuar dhe bën që të mbijnë në të gjithë ato bimësi e pemë, Ai që nxjerr për ju fryte të shijshme, që dalin nga sytha e degë të thata, Ai i Cili bën që nga toka e vdekur të dalë ujë, a nuk është i Plotfuqishëm që t'i ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre?! Nuk ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 34 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 36