Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 41 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 41 nga 83 • Shqip


وَآيَةٌ لَهُمْ أَنَّا حَمَلْنَا ذُرِّيَّتَهُمْ فِي الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ 41
Përkthim:
Dhe argument për ta është që pasardhësit e tyre i ngarkuam në anije përplot, Ja-Sin 36:41
Tefsiri:

Argument për ta është edhe ajo që Ne i bartëm pasardhësit e tyre

(gjatë përmbytjes)

në anijen e ngarkuar

(të Nuhut). - Ky është një fakt shumë i fortë, që tregon se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton që robi ta adhurojë me dashuri dhe duke iu nënshtruar e bindur tërësisht, sepse Ai është i vetmi që ka në dorë mirësitë dhe kujdeset për të. Ai është i vetmi që të ruan nga ligësitë. Ndër mirësitë që Ai përmend është: "Ne i bartëm pasardhësit e tyre (gjatë përmbytjes) në anijen e ngarkuar (të Nuhut)." Shumë nga mufesirët kanë thënë se këtu flitet për prindërit dhe të parët e tyre, edhe pse janë përmendur "pasardhësit", sepse ky Kur'an iu drejtohet popullit të Muhamedit (a.s.), të cilëve Kur'ani iu drejtua fillimisht.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 40 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 42