Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 45 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 45 nga 83 • Shqip


وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ اتَّقُوا مَا بَيْنَ أَيْدِيكُمْ وَمَا خَلْفَكُمْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ 45
Përkthim:
E, kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj (dënimit) që keni para jush (në këtë botë) dhe atë që është pas jush (botën tjetër), për të qenë të mëshiruar...” Ja-Sin 36:45
Tefsiri:

Dhe kur atyre u thuhet: “Kijeni frikë atë që është para jush dhe atë që do të vijë pas jush, që të mëshiroheni

(ata nuk dëgjojnë). - Kur ata këshillohen që të ruhen dhe të kenë frikë nga ajo që i pret më pas në jetën e varrit, në ahiret, por edhe nga ndëshkimet e Zotit në këtë dynja, me shpresë që të mëshirohen, ata i kthejnë shpinën kësaj këshille e ftese dhe as që përfitojnë gjë nga ajo. Ata nuk e pranojnë këshillën, edhe sikur t'u sjellësh çdo lloj shenje.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 44 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 46