Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 54 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 54 nga 83 • Shqip


فَالْيَوْمَ لَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَلَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 54
Përkthim:
Ja, sot (në këtë ditë), askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi, dhe ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni punuar. Ja-Sin 36:54
Tefsiri:

Sot askujt nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi -

Nuk do t'u pakësohet gjë nga të mirat që kanë bërë dhe as do t'u shtohet gjë nga të këqijat që kanë bërë.

dhe ju do të merrni shpërblimin e veprave tuaja. -

Do të shpërbleheni veçse për atë që keni bërë, të mira ose të këqija. Ai që gjen mirësi të falënderojë dhe lavdërojë Allahun e Madhëruar, kurse ai që gjen diçka tjetër, të mos qortojë asnjë, veç vetvetes.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 53 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 55