Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 6 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 6 nga 83 • Shqip


لِتُنْذِرَ قَوْمًا مَا أُنْذِرَ آبَاؤُهُمْ فَهُمْ غَافِلُونَ 6
Përkthim:
që ta paralajmërosh popullin – paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj (ata) kanë qenë të pakujdesshëm! Ja-Sin 36:6
Tefsiri:

Që të mund të paralajmërosh një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar dhe ata mbetën të pavëmendshëm

(ndaj Argumentave të Allahut). - Pasi u betua për vërtetësinë e Shpalljes dhe profetësinë e Muhamedit dhe solli argumente treguese të saj, Allahu i Madhëruar na tregon se dërgimi i Profetit dhe sjellja e Shpalljes ishte nga nevojat më të mëdha për njerëzimin: "Për të paralajmëruar një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar ..." Këta ishin fillimisht arabët, që ishin popull i paditur dhe i paqytetëruar, tek të cilët nuk ishte sjellë ndonjë shpallje qiellore apo profet. Ata i kishte mbuluar padituria dhe ishin tërësisht të zhytur në humbje. Për këtë shkak, popujt e tjerë talleshin dhe i nënçmonin arabët. Atëherë, Allahu i Lartësuar dërgoi një profet nga gjiri i tyre, që t'i pastronte, t'u mësonte Librin dhe urtësinë, kur më parë ishin në humbje të thellë. Ai e dërgoi Profetin që fillimisht t'i këshillonte e paralajmëronte ata, e pastaj të gjithë popujt e tjerë. Ai e dërgoi këtë Profet madhështor që t'i këshillonte e t'u kujtonte atë Shpallje që kishin në duart e tyre dhe që ata të pasonin të vërtetën e Zotit. Me dërgimin e Profetit, Allahu u bëri një mirësi të madhe arabëve në mënyrë të veçantë dhe gjithë botës në përgjithësi. Megjithatë, edhe pas dërgimit të Profetit, njerëzit u ndanë në dy grupe. Njëri grup e refuzoi atë Shpallje që Muhamedi solli nga Zoti dhe e shpërfillën paralajmërimin e tij. Këta janë ata për të cilët Allahu thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 5 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 7