Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 60 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 60 nga 83 • Shqip


أَلَمْ أَعْهَدْ إِلَيْكُمْ يَا بَنِي آدَمَ أَنْ لَا تَعْبُدُوا الشَّيْطَانَ ۖ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُبِينٌ 60
Përkthim:
Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai, me të vërtetë, është armik i përbetuar i juaji, Ja-Sin 36:60
Tefsiri:

A nuk ju pata paralajmëruar ju, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuronit shejtanin, sepse ai ishte armiku juaj i hapët? -

A nuk ju kam këshilluar ju përmes profetëve? A nuk ju kam thënë: "... që të mos e adhuronit shejtanin, sepse ai ishte armiku juaj i hapët? Gjithmonë ju kam paralajmëruar që të mos i bindeni shejtanit dhe t'i shkoni pas atij!” Ky është një qortim për të gjitha llojet e mohimit dhe poshtërsive ndaj Zotit, sepse çdo mohim dhe poshtërsi ndaj Zotit konsiderohet si bindje ndaj shejtanit dhe si një lloj adhurimi i tij. Allahu e përshkruan të mallkuarin si "armiku juaj i hapur". Allahu gjithmonë ka paralajmëruar për rrezikun e bindjes ndaj shejtanit dhe mashtrimit të tij. Allahu tregon se çfarë synon ai i mallkuar dhe si është përfundimi i atyre që i shkojnë pas, duke u mashtruar nga ai. Nga ana tjetër, Allahu i ka urdhëruar që ta adhurojnë Atë si një të vetëm. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 59 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 61