Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 62 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 62 nga 83 • Shqip


وَلَقَدْ أَضَلَّ مِنْكُمْ جِبِلًّا كَثِيرًا ۖ أَفَلَمْ تَكُونُوا تَعْقِلُونَ 62
Përkthim:
Ai (djalli), me të vërtetë, ka humbur shumë grupe njerëzish prej jush, e vallë, a nuk keni menduar! Ja-Sin 36:62
Tefsiri:

Dhe ai çoi në humbje shumë prej jush. -

Të shumta janë brezat që ai i mallkuar i ka humbur dhe devijuar.

A nuk e kuptonit atëherë? -

A nuk keni logjikë, që të kuptoni se duhet t'i bindeni Zotit tuaj, i Cili është mbrojtësi dhe i dashuri juaj i vërtetë? Ai ju mëson dhe porosit që të ruheni e të mos bëni mik armikun tuaj më të urryer dhe të përbetuar. Nëse vërtet do të kishit logjikë, ju nuk do ta bënit atë. Nëse i bindeni shejtanit, ju do të armiqësoheni dhe i kundërviheni Rahmanit dhe do të mohoni takimin me Të. Por ta dini se do të vijë dita kur ju të ktheheni në vendin e shpërblimit dhe ndëshkimit dhe mbi ju do të bëhet i pashmangshëm vendimi i dënimit. Atë ditë do t'ju thuhet:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 61 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 63