Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 65 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 65 nga 83 • Shqip


الْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَىٰ أَفْوَاهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَا أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ 65
Përkthim:
Sot, Ne do t’u vulosim gojët e tyre, e do të flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë fituar. Ja-Sin 36:65
Tefsiri:

Sot Ne do t'ua vulosim gojët. Por do të na flasin duart e tyre; ndërsa këmbët e tyre do të dëshmojnë për gjithçka që bënë. -

Ata janë bërë memecë dhe nuk do të mundin të flasin asnjë fjalë. Ata nuk do të mund të mohojnë veprat e tyre, mosbesimin e gjynahet që kanë bërë. Diçka tjetër do të ndodhë atë ditë: "...do të na flasin duart e tyre; ndërsa këmbët e tyre do të dëshmojnë për gjithçka që bënë." Do të jenë gjymtyrët e tyre që do të dëshmojnë për gjithçka që kanë bërë. Allahu do t'i bëjë që të flasin dhe të dëshmojnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 64 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 66