Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 73 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 73 nga 83 • Shqip


وَلَهُمْ فِيهَا مَنَافِعُ وَمَشَارِبُ ۖ أَفَلَا يَشْكُرُونَ 73
Përkthim:
dhe nga ato kanë shumë dobi, dhe pije (qumështi). E, vallë, si nuk falenderohen! Ja-Sin 36:73
Tefsiri:

Ata kanë prej tyre edhe dobi të tjera dhe pije të këndshme

(qumësht)

. A nuk do të jenë mirënjohës? -

Ju duhet t’i jeni Atij mirënjohës për këto mirësi që ju dhuroi dhe të tregoheni të sinqertë në përkushtimin e adhurimeve vetëm për Të. Një ndër mënyrat e shprehjes së mirënjohjes është që këto mirësi të mos i shfrytëzojmë apo shijojmë, pa medituar pak për to dhe për Atë që na i dhuroi. Sa herë që kënaqemi me diçka, le të meditojmë për Atë që na i dhuroi dhe për mirësitë e Tij të përjetshme në Xhenet, që nuk do të kenë fund.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 72 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 74