Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 76 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 76 nga 83 • Shqip


فَلَا يَحْزُنْكَ قَوْلُهُمْ ۘ إِنَّا نَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ 76
Përkthim:
Dhe, mos të pikëllojnë ty fjalët e tyre! Na, me të vërtetë, i dimë ato që i fshehin ata dhe çka shpallin. Ja-Sin 36:76
Tefsiri:

Atëherë mos u brengos për fjalët e tyre! -

Mos u shqetëso dhe trishto për fjalët e mohuesve të së vërtetës! Sipas kontekstit, këtu është fjala për çdo lloj shpifjeje që ata trillonin kundër Profetit ose kundër Shpalljes që ai solli prej Zotit.

Ne dimë atë, që e mbajnë të fshehtë dhe atë, që e shfaqin haptas. -

Për këtë arsye, do t'i shpërblejmë ata sipas asaj që Ne e dimë mirë. Ndërsa fjalët e tyre nuk kanë për të të dëmtuar aspak ty.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 75 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 77