Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 79 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 79 nga 83 • Shqip


قُلْ يُحْيِيهَا الَّذِي أَنْشَأَهَا أَوَّلَ مَرَّةٍ ۖ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَلِيمٌ 79
Përkthim:
Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë; Ai i di të gjitha ato që i ka krijuar, Ja-Sin 36:79
Tefsiri:

Thuaj: “Do t'i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë."! -

Mjafton të mendosh për këtë përgjigje, për të krijuar siguri të plotë, që nuk të le asnjë dyshim se, Ai që e krijoi njeriun herën e parë është i plotfuqishëm për ta rikthyer edhe njëherë në jetë. Madje, nëse logjikon, kjo është më e thjeshtë.

Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur. -

Edhe kjo është një cilësi tjetër e Allahut, që tregon se Ai ka fuqi të rikthejë në jetë të vdekurit. Ai është i Gjithëditur për të gjitha krijesat e Tij, në të gjitha gjendjet e tyre, në të gjitha kohët. Ai e di mirë se çfarë ha toka nga trupat e të vdekurve dhe çfarë lë pa tretur. Ai e di mirë atë që fshihet dhe atë që shfaqet. Nëse robi e pranon se Allahu ka këtë dituri të gjerë, atëherë e kupton se Ai është shumë madhështor dhe i plotpushtetshëm për të ringjallur të vdekurit nga varret e tyre. Dituria e Tij është shumë më e madhe sesa thjesht ringjallja nga varri i të vdekurve. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend edhe një argument të tretë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 78 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 80