Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 81 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 81 nga 83 • Shqip


أَوَلَيْسَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِقَادِرٍ عَلَىٰ أَنْ يَخْلُقَ مِثْلَهُمْ ۚ بَلَىٰ وَهُوَ الْخَلَّاقُ الْعَلِيمُ 81
Përkthim:
Vallë, a nuk është i pushtetshëm ai që krijoi qiejt dhe Tokën – të krijoi qenie të ngjashme (të ringjallë pas vdekjes)? Po, me të vërtetë, Ai është Krijues i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshëm; Ja-Sin 36:81
Tefsiri:

A nuk mundet Ai, që krijoi qiejt e tokën t'i rikrijojë ata

(njerëzit)? - A nuk është i Plotfuqishëm Ai që i krijoi qiejt e tokën me gjithë gjerësinë dhe madhështinë e tyre, që t’i rikrijojë ata (njerëzit)ashtu siç ishin? Po, pa dyshim, Ai është i Plotfuqishëm dhe ka pushtetin për këtë, sepse krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve.

Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri. -

Edhe ky është një argument, madje, i pesti i sjellë në këtë ajet. Ai është Krijuesi madhështor dhe çdo krijesë, nga i pari, deri tek i fundit, të gjitha janë gjurmë të krijimit, pushtetit dhe fuqisë së Tij. Nuk ka ndonjë gjë që të jetë e vështirë të krijohet nga Zoti. Çdo gjë që e dëshiron ta krijojë, Ai e krijon pa më të voglën vështirësi. Rikthimi i krijesave është thjesht një prej gjurmëve të krijimit dhe pushtetit të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 80 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 82