Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 106 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 106 nga 182 • Shqip


إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ الْبَلَاءُ الْمُبِينُ 106
Përkthim:
kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!” Es-Saffat 37:106
Tefsiri:

Kjo ishte, vërtet një sprovë e madhe. -

Kjo ishte vërtet një sprovë e madhe, që nxori në pah pastërtinë e Ibrahimit dhe dashurinë e tij të plotë për Zotin e tij. Kur Allahu i Lartësuar i dhuroi Ibrahimit (a.s) Ismailin, ai e deshi shumë të birin. Por Ibrahimi ishte Halili i Rahmanit - pra, i dashuri i Rahmanit, dhe kjo dashuri nuk duhej të trazohej nga dashuri të tjera. Zemra e Ibrahimit duhej të ishte e lidhur tërësisht me Allahun. Duke qenë se zemra e Ibrahimit u lidh pakëz me djalin e tij, Ismailin, Allahu i Lartësuar donte ta pastronte atë dhe ta qartësonte për ne faktin se e gjithë zemra dhe dashuria e Ibrahimit ishte vetëm për Allahun. Për këtë arsye, Ai e sprovoi Ibrahimin, që ai të zgjidhte dashurinë për Allahun mbi çdo dashuri tjetër, edhe mbi dashurinë për të birin, që dukej se po merrte një pjesë të zemrës së Ibrahimit. Por duke qenë se Ibrahimi zgjodhi dashurinë për Zotin, pasi mori çdo masë për ta ekzekutuar urdhrin e Tij, atëherë bërja e flijimit nuk ishte më e nevojshme. Atëherë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 105 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 107