Vetëm pyeti ata
(idhujtarët)! - Domethënë, pyeti ata të cilët e mohojnë ringjalljen pas vdekjes:A është më i vështirë krijimi i tyre, apo ajo që Ne kemi krijuar? -
Mos, vallë, kthimi i tyre pas vdekjes është më i vështirë apo ajo që Ne kemi krijuar, domethënë këto krijesa madhështore? Sigurisht që ata do të duhet të pohojnë se krijimi i qiejve dhe Tokës është shumë më i madh sesa krijimi i njerëzve. Kështu do t'u duhet që të pohojnë, gjithashtu, edhe vërtetësinë e ringjalljes. Nëse do të mendoni me kujdes, do të pohonit me bindje të plotë se fillimi i krijimit të njeriut të parë nga balta që mban erë është, sipas logjikës njerëzore, më i vështirë sesa rikthimi i tyre në jetë, pasi të kenë vdekur. Për këtë arsye, Ai i udhëzoi që të meditonin për krijimin e parë:Ata, Ne i kemi krijuar prej baltës ngjitëse. -
Kjo është balta e fortë dhe e thatë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut kur thotë: "Ne e krijuam njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë..." [Hixhr 26].