Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 124 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 124 nga 182 • Shqip


إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَلَا تَتَّقُونَ 124
Përkthim:
(Përkujtoje) kur i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni (Perëndisë)?” Es-Saffat 37:124
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Es-Saffat 37:123

Edhe Iljasi qe prej të dërguarve Tanë. Kujto, kur ai i tha popullit të vet: “A nuk keni frikë

(Allahun)

A “Bea'l-it”

(idhull)

po i luteni dhe e braktisni më të mirin Krijues, Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e etërve tuaj të hershëm?!” -

Allahu i Lartësuar e lëvdon adhuruesin e Tij të dashur dhe Profetin e Tij, Iljasin (a.s). Ai e dalloi atë duke i dhuruar profetësinë dhe duke e bërë ftues në rrugën e drejtë. Iljasi e urdhëroi popullin e vet që t'i frikësoheshin dhe bindeshin Allahut dhe ta adhuronin si një e të vetëm. Ai i ndaloi dhe paralajmëroi ata që të largoheshin nga idhujtaria dhe pikërisht nga adhurimi i një idhulli, që e quanin Bea'li. Ata kishin braktisur adhurimin e Allahut, i Cili i krijoi të gjitha krijesat në formën më të mirë, Ai që kujdeset dhe rregullon çështjet e tyre. Allahu u dhuroi atyre mirësi të shumta, të shfaqura dhe të fshehura. Duke i këshilluar, Iljasi u tha: Si e braktisni e i ktheni shpinën adhurimit të Allahut, që ka këto cilësi, dhe i dedikoheni adhurimit të një pute, që nuk ka në dorë të sjellë dëm apo dobi, që nuk mund të krijojë gjë, që nuk mund të furnizojë, madje as mund të kujdeset për veten e të flasë?! A nuk është kjo humbja dhe çmenduria më e madhe?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 123 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 125