Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 13 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 13 nga 182 • Shqip


وَإِذَا ذُكِّرُوا لَا يَذْكُرُونَ 13
Përkthim:
e kur t’iu drejtohen këshilla, ata nuk i pranojnë, Es-Saffat 37:13
Tefsiri:

Dhe, kur qortohen, ata nuk ia venë veshin qortimit. -

Edhe kur u kujtohen ato të vërteta që rrinë fshehur në natyrën dhe në logjikën e pastër të çdo njeriu, ata përsëri e shpërfillin dhe nuk përfitojnë nga ky kujtim dhe këshillë. Nëse pretendojnë se nuk i pranojnë këto gjëra, sepse natyra e tyre i refuzon t'i pranojë, kjo tregon për mangësi të theksuar në logjikën e tyre dhe mendjelehtësi. Dhe kjo është vërtet e habitshme. Por nëse ata e bëjnë këtë me inat dhe duke u shtirur se është diçka e palogjikshme, kjo është edhe më shumë e çuditshme. Kjo është ligësi e madhe, që fshihet brenda tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 12 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 14