Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 148 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 148 nga 182 • Shqip


فَآمَنُوا فَمَتَّعْنَاهُمْ إِلَىٰ حِينٍ 148
Përkthim:
dhe ata besuan, prandaj iu dhamë jetë të këndshme deri një kohë. Es-Saffat 37:148
Tefsiri:

dhe ata i besuan. -

Të gjithë ata e besuan dhe e pasuan Junusin, dhe kështu ata do të përfshihen në peshoren e tij të mirësive.

Ne i lamë të jetonin për një kohë. -

Zoti e largoi dënimin nga populli i Junusit, edhe pse ai gati sa nuk i përfshiu të gjithë. I Lartësuari thotë: "Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin dhe t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar." [Junus

98 ]
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 147 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 149