Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 158 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 158 nga 182 • Shqip


وَجَعَلُوا بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْجِنَّةِ نَسَبًا ۚ وَلَقَدْ عَلِمَتِ الْجِنَّةُ إِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ 158
Përkthim:
Ata (idhujtarët), kanë bërë farefisni në mes Zotit dhe engjëjve, kurse engjëjt e dinë se ata (që flasin ashtu) do të hidhen në zjarr. Es-Saffat 37:158
Tefsiri:
Ata (idhujtarët)

kanë trilluar edhe lidhje farefisnore mes Tij dhe xhindeve. Por, xhindet e dinë mirë se ata

(idhujtarët)

do të jenë në zjarr. -

Këta idhujtarë shpifin e thonë se melekët janë bijat e Allahut, kurse nënat e tyre janë femrat e xhindëve. Kështu, ata shpifin se mes Allahut dhe xhindëve ekziston një lidhje e tillë. E si mund të jetë kështu, kur xhindët e dinë mirë se do të ringjallen e do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit dhe do të dënohen e shpërblehen si gjithë të tjerët?! Ata janë thjesht robër dhe krijesa të dobëta, prandaj si mund të pretendosh se kanë një lidhje të tillë me Allahun?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 157 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 159