Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 16 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 16 nga 182 • Shqip


أَإِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَامًا أَإِنَّا لَمَبْعُوثُونَ 16
Përkthim:
(Ata thonë): “Vallë kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e dhé, a thua njëmend do të ngjallemi Es-Saffat 37:16
Tefsiri:

“Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur dhe eshtra, ne do të ringjallemi? Vallë, edhe etërit tanë të hershëm

(do të ringjallen)?” - Çuditë e tyre nuk kanë të mbaruar. Ata krahasojnë pushtetin e Zotit, të Tokës dhe të qiejve me pushtetin e njeriut, që është i dobët dhe i mangët nga të gjitha këndvështrimet. Duke treguar se e shohin ringjalljen si diçka të largët dhe të pamundur, thonë me mendjemadhësi: "Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur dhe eshtra, ne do të ringjallemi? Vallë, edhe etërit tanë të hershëm?" Ky është fundi i diturisë së tyre. Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t'u japë atyre një përgjigje, që përmban në vete edhe kërcënim, edhe paralajmërim. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 15 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 17