Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 163 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 163 nga 182 • Shqip


إِلَّا مَنْ هُوَ صَالِ الْجَحِيمِ 163
Përkthim:
pos atij që do të digjet në zjarr. Es-Saffat 37:163
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Es-Saffat 37:161

E, as ju dhe as ata që ju i adhuroni

(idhujt)

, Nuk mund ta çoni në humbje askënd, Përveç atyre që do të hidhen në Xhehenem. -

Mësojeni dhe nguliteni mirë në mendje, o idhujtarë, se as ju dhe as ajo që ju adhuroni veç Allahut nuk mund që të devijoni dhe të largoni nga drita e Allahut askënd, veçse nëse Allahu e ka përcaktuar dhe e ka vendosur diçka të tillë. Vetëm ata që Zoti i ka vendosur më parë se do të jenë banorë të Zjarrit, vetëm ata janë të humbur, sepse udhëzimi dhe humbja janë tërësisht në dorë të Allahut dhe idhujtarët janë të pafuqishëm që të humbasin e të devijojnë dikë pa lejen dhe urtësinë e Allahut. Kjo tregon mangësinë e idhujve, nga njëra anë, dhe pushtetin e plotë të Allahut, nga ana tjetër. Për këtë arsye, as të mos ju shkojë ndër mend se mund të devijoni adhuruesit e Tij të sinqertë, që Ai i ka zgjedhur për Veten e vet. Ata janë "muflihin", pra, do të arrijnë çdo të mirë dhe do të shpëtojnë nga çdo e keqe, si në dynja, edhe në ahiret.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 162 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 164