Dhe kishte nga ata
(idhujtarët mekas)që thoshin: Sikur të kishim pasur ndonjë libër nga të parët Ne, me siguri do të kishim qenë rob të sinqertë të Allahut". Ata e mohojnë atë(Kur’anin). - Allahu i Lartësuar na njofton se idhujtarët shtireshin sikur donin që të ishin të udhëzuar, prandaj thoshin: "Po të kishim ndonjë libër nga të parët, do të ishim robër të sinqertë të Allahut. Po të na vinte edhe ne ndonjë shpallje e kujtim nga Zoti, ashtu siç u erdhën popujve të shkuar, ne do të ishim të sinqertë në adhurimin e Allahut si një i vetëm.” Por Allahu i Lartësuar thotë: "Ata e mohojnë atë (Kur’anin)." Domethënë, ata gënjenin, sepse atyre u erdhi Libri më i mirë, por refuzuan ta pasonin. Kështu u kuptua se ata e refuzonin me forcë dhe urrejtje të vërtetën, madje e luftonin atë. Por: