Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 171 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 171 nga 182 • Shqip


وَلَقَدْ سَبَقَتْ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا الْمُرْسَلِينَ 171
Përkthim:
Me të vërtetë, qysh moti është ditur premtimi ynë për robërit Tanë – pejgamberët. Es-Saffat 37:171
Tefsiri:

Tashmë, Fjala Jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar se ata, pa dyshim do të ndihmohen

(nga Ne)

dhe se Forcat Tona ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare. -

Ky është premtimi i Allahut, që kurrë nuk mund të thyhet. Të dërguarit dhe adhuruesit e Tij të sinqertë kanë për të triumfuar gjithmonë! Ata do të arrijnë çdo mirësi e do të shpëtojnë nga çdo ligësi. Ata do të dalin fitimtarë mbi të gjithë të tjerët, sepse është Allahu Ai që u jep fitoren dhe i mbështet me ndihmën e Tij të fuqishme. Kështu, atyre u mundësohet që ta përkryejnë dhe shfaqin haptas fenë e tyre. Ky është një përgëzim i mrekullueshëm për të gjithë ata që përshkruhen si “xhundu-Allah” - ushtri e Allahut. Nëse i përmbahen dhe zbatojnë fenë e Allahut në veten e tyre dhe luftojnë kundër atyre që Allahu ka urdhëruar që të luftohen, atëherë ta dinë se fitorja është e tyre dhe Allahu është me ta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 170 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 172