dhe do të thonë: “Mjer për ne, kjo është Dita e gjykimit!” Es-Saffat 37:20 ⧉
Tefsiri:
dhe do të thonë: “O të mjerët ne! Kjo është Dita e Gjykimit!” -
Ky dëshpërim tregon se ata e pranojnë fajin që bënin në dynja, kur talleshin me ringjalljen dhe me ata që i paralajmëronin për të. Atëherë, atyre do t'u thuhet: