Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 22 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 22 nga 182 • Shqip


احْشُرُوا الَّذِينَ ظَلَمُوا وَأَزْوَاجَهُمْ وَمَا كَانُوا يَعْبُدُونَ 22
Përkthim:
(Engjëjve ju thuhet): “Tuboni njerëzit e këqinj e shokët e tyre dhe ato që i kanë adhuruar Es-Saffat 37:22
Tefsiri:

Mblidhini bashkë - do t'u thuhet - të gjithë keqbërësit, bashkëshortet e tyre

(që ishin si ata)

dhe gjërat që ata adhuronin përveç Allahut dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit

(të ndezur fort)! - Kështu do të tubohen Ditën e Gjykimit mohuesit e saj. Kur ata të shohin me sy atë që e mohonin dhe talleshin, atëherë do të vijë një urdhër që të hidhen në zjarr, pikërisht në atë zjarr që nuk e besonin se ekzistonte. Atë ditë do të thuhet: "Mblidhini bashkë të gjithë ata që ishin keqbërës..." Ata e kanë ngarkuar veten me padrejtësi të mëdha, me idhujtari e mohim të Zotit, prandaj do të flaken në zjarr, bashkë me ata që i kishin të ngjashëm ose që i shoqëronin, domethënë që bënin vepra të ngjashme. Çdokush do të bashkohet me atë që i përngjan në vepra. Mblidhini bashkë me ta edhe "gjërat që ata adhuronin përveç Allahut". Edhe idhujt e putat, që ata i adhuronin veç Allahut, do të bashkohen të gjithë bashkë. Pastaj do të thuhet: "... dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit (të ndezur fort)!" Ata do të tërhiqen zvarrë me ashpërsi, për t'u hedhur në Xhehenem. Pasi të jetë caktuar vendi i tyre dhe pasi të kenë kuptuar se janë banorë të Zjarrit, do të thuhet:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 21 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 23