Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 25 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 25 nga 182 • Shqip


مَا لَكُمْ لَا تَنَاصَرُونَ 25
Përkthim:
“Çka keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin (idhujtë dhe adhuruesit e tyre)?” Es-Saffat 37:25
Tefsiri:

Ç'është me ju që nuk po e ndihmoni njëri-tjetrin? -

Çfarë ka ndodhur sot? Përse nuk i dilni në krah njëri-tjetrit sot? Në jetën e dynjasë, ju pretendonit se idhujt tuaj do të largonin prej jush dënimin dhe do t'ju mbronin e shpëtonin në çdo rast nevoje. Madje, ju pretendonit se ata do të ndërmjetësonin për ju tek Allahu. Ata nuk i përgjigjen dot kësaj fjale, sepse të gjithë i ka mbuluar poshtërimi dhe të gjithë i janë dorëzuar dënimit të Allahut. Të gjithë janë pushtuar nga frika, të përulur e të dëshpëruar. E si mund të flasin e t'i përgjigjen kësaj pyetjeje? Për këtë arsye, Allahu thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 24 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 26