Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 44 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 44 nga 182 • Shqip


عَلَىٰ سُرُرٍ مُتَقَابِلِينَ 44
Përkthim:
në kolltuqe, njëri përballë tjetrit, Es-Saffat 37:44
Tefsiri:

Të mbështetur në kolltukë përballë njëri-tjetrit... -

Ata qëndrojnë në shtretër të lartë, që janë veshur me stolitë më të shtrejnta, që të mahnisin. Ata qëndrojnë të ulur dhe të mbështetur në tokë dhe ti e kupton qetësinë dhe lumturinë e tyre nga mënyra si qëndrojnë në ato shtretër. Duke përshkruar qëndrimin e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:"...përballë njëri-tjetrit." Pra, qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe zemrat e tyre janë pastra e të mbushura me respekt e dashuri për njëri-tjetrin. Ata kënaqen kur mblidhen së bashku dhe vizitojnë njëri-tjetrin. Qëndrimi ballë për ballë me fytyrë tregon se edhe zemrat i kanë të bashkuara. Kjo tregon, gjithashtu, edhe respektin që kanë për njëri-tjetrin, duke qëndruar përballë e jo duke i kthyer shpinën apo lënë mënjanë. Për të treguar kënaqësinë dhe edukatën e lartë që i shoqëron këto takime, Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 43 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 45