Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 84 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 84 nga 182 • Shqip


إِذْ جَاءَ رَبَّهُ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ 84
Përkthim:
kur Zotit të vet i erdh me zemër të pastër, Es-Saffat 37:84
Tefsiri:

Ja, ai shkoi te Zoti i vet me zemër të pastër. -

Me një zemër të pastër, të ruajtur nga idhujtaria e dyshimet, nga epshet, të cilat të shpërqendrojnë dhe të pengojnë që të konceptosh dhe të kuptosh të vërtetën saktësisht. Ato bëhen pengesë që njeriu të mos punojë dhe adhurojë Zotin sipas asaj diturie. Nëse zemra e njeriut është e shëndetshme dhe e pastruar, atëherë ai është i sigurt dhe i ruajtur nga çdo e keqe dhe ka për të arritur çdo të mirë. Ai që ka zemër të shëndetshme nuk ka në zemër smirë dhe zili për krijesat dhe as urrejtje për to. Zemra e tij është e pastër nga të tilla cilësi të ulta. Edhe Ibrahimi (a.s.) dëshironte të mirën për krijesat dhe rregullimin e tyre. Ai i ftonte në besim dhe pastrim, pa u lodhur. Ibrahimi (a.s.) e filloi thirrjen me babën e vet, dhe pastaj vazhdoi me popullin e tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 83 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 85