Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saffat — Ajet 99 (Shqip) — Video

Es-Saffat • Ajet 99 nga 182 • Shqip


وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهْدِينِ 99
Përkthim:
(Ibrahimi) tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë. Es-Saffat 37:99
Tefsiri:
Ai (Ibrahimi)

tha: “Unë do të shkoj te Zoti im dhe Ai do të më udhëzojë.” -

Unë kërkoj strehë te Zoti im, ndaj do të shkoj drejt tokave të bekuara të Shamit. Unë shpresoj që Ai do të më drejtojë në çdo gjë të mirë për çështjet e fesë dhe dynjasë. Ndërsa në një ajet tjetër thuhet: "Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut dhe shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur.” [Merjem 48]. Pastaj filloi t'i lutej Zotit:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saffat • Ajet 98 E ardhshme Es-Saffat • Ajet 100