Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 11 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 11 nga 88 • Shqip


جُنْدٌ مَا هُنَالِكَ مَهْزُومٌ مِنَ الْأَحْزَابِ 11
Përkthim:
Ata (jobesimtarët-kurejshit) janë një ushtri e vogë e përbërë nga grupet, të cilat do të shpartallohen aty. Sad 38:11
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Sad 38:10

Apo mos e kanë ata vallë pushtetin e qiejve e të tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre? -

Mos, vallë, kanë ndonjë pushtet në qiej dhe në tokë, dhe kjo u mundëson që të arrijnë gjithçka që dëshirojnë?!

Le të përpiqen atëherë me çdo rrugë e mjet

(e të sundojnë)! - Le të ngrihen në qiej dhe le ta presin e shkëpusin mëshirën që Allahu i dhuroi Profetit të Tij. Atëherë, si është e mundur që të flasin e të trillojnë fjalë të tilla, kur ata janë krijesat më të dobëta? E vërteta është se ata thonë të tilla fjalë që të grumbullojnë pas vetes sa më shumë pasues, që të mbështesin kotësinë e tyre dhe të luftojnë të vërtetën. Ky është realiteti. Por edhe ky qëllim nuk ka për t'u përmbushur dhe përpjekjet e tyre do të dështojnë. Ushtria e tyre do të poshtërohet dhe mposhtet, siç thuhet më pas:

Edhe ata janë një ushtri e mposhtur, si të gjitha ushtritë e tjera

(që luftuan kundër së vërtetës).
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 10 E ardhshme Sad • Ajet 12