Para tyre mohuan populli i Nuhut, ai i Adit … -
Populli i Nuhut dhe populli i Adit, domethënë, populli i profetit Hud.dhe Faraoni me ushtrinë e tij. Edhe Themudët -
Edhe Faraoni, me ushtritë shumta e madhështore. Edhe Themudi, populli i profetit Salih.edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. -
Edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes, atij vendi me kopshte e pyje të dendura, me dëgë të ndërthuruara me njëra tjetrën. Ky ishte populli i profetit Shuajb.Ato ishin grupe të mëdha
(mohuesish). - Të gjitha këto ushtri u bashkuan me të gjithë fuqinë e arsenalin e tyre, për të hedhur poshtë të vërtetën, por kjo nuk u solli asnjë të mirë dhe nuk arritën asnjë qëllim. Ata nuk u mbrojtën dot nga dënimi i Allahut.