Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 16 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 16 nga 88 • Shqip


وَقَالُوا رَبَّنَا عَجِّلْ لَنَا قِطَّنَا قَبْلَ يَوْمِ الْحِسَابِ 16
Përkthim:
dhe ata (përqeshësit) thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!” Sad 38:16
Tefsiri:

Dhe ata

(jobesimtarët)

thanë: “O Zoti ynë! Përshpejtoje pjesën tonë

(të dënimit)

përpara ditës së Gjykimit!” -

Këto janë fjalët e mendjelehtëve, të cilët e mohojnë të vërtetën e të cilët i thanë ato nga inati, armiqësia dhe urrejtja kundër të vërtetës. Duke treguar se nuk e besojnë ndëshkimin që u kërcënohet, ata thanë: “O Zoti ynë! Përshpejtoje pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Gjykimit! Atë dënim që ke vendosur të na e japësh, na e përshpejto dhe na e jep që në këtë dynja, para Ditës së Llogarisë! Nuk ka pse të presësh deri në Ditën e Gjykimit, për të na e dhënë atë dënim!” Kështu, ata e kthyen polemikën deri në atë pikë, sa dukej sikur thoshin: “O Muhamed! Nëse je vërtetë i vërtetë në atë që thua, atëherë shenja e vërtetësisë le të jetë që të na e japësh dënimin që tani në këtë dynja!” Por Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij për durim duke i thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 15 E ardhshme Sad • Ajet 17