Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 35 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 35 nga 88 • Shqip


قَالَ رَبِّ اغْفِرْ لِي وَهَبْ لِي مُلْكًا لَا يَنْبَغِي لِأَحَدٍ مِنْ بَعْدِي ۖ إِنَّكَ أَنْتَ الْوَهَّابُ 35
Përkthim:
dhe tha: “O Zoti im, të më falësh dhe më dhuro një pushtet çfarë nuk do ta ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je dhurues i madh!” Sad 38:35
Tefsiri:
Tha: “O Zoti im! Më fal dhe më dhuro një sundim që të mos e ketë askush tjetër pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi më i madh. Ne ia nënshtruam erën që të frynte lehtë me urdhër të tij nga të dëshironte ai. Ne ia nënshtruam edhe shejtanët - të gjitha llojet e ndërtuesve dhe të zhytësve. Edhe të tjerë

(shejtanë)

, të lidhur në pranga. -

Allahu iu përgjigj dhe e fali atë duke ia kthyer mbretërimin, madje i dha një pushtet që askujt para dhe pas tij nuk ia pati dhënë. Allahu ia nënshtroi edhe shejtanët, të cilët bënin punë të vështira, ndërtonin çfarë ai dëshironte, zhyteshin në thellësi të detit dhe nxirrnin për Sulejmanin diamante, smeralde dhe rubinë. Çdonjërin që nuk i bindej, Sulejmani e lidhte me zinxhirë dhe e burgoste. Me gjithë këtë mirësi që i dhuroi, tha:
Shko te videoja e plotë e sures