Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 37 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 37 nga 88 • Shqip


وَالشَّيَاطِينَ كُلَّ بَنَّاءٍ وَغَوَّاصٍ 37
Përkthim:
dhe djajtë, të gjithë ndërtuesit dhe zhytësit në ujë, Sad 38:37
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Sad 38:35
Tha: “O Zoti im! Më fal dhe më dhuro një sundim që të mos e ketë askush tjetër pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi më i madh. Ne ia nënshtruam erën që të frynte lehtë me urdhër të tij nga të dëshironte ai. Ne ia nënshtruam edhe shejtanët - të gjitha llojet e ndërtuesve dhe të zhytësve. Edhe të tjerë

(shejtanë)

, të lidhur në pranga. -

Allahu iu përgjigj dhe e fali atë duke ia kthyer mbretërimin, madje i dha një pushtet që askujt para dhe pas tij nuk ia pati dhënë. Allahu ia nënshtroi edhe shejtanët, të cilët bënin punë të vështira, ndërtonin çfarë ai dëshironte, zhyteshin në thellësi të detit dhe nxirrnin për Sulejmanin diamante, smeralde dhe rubinë. Çdonjërin që nuk i bindej, Sulejmani e lidhte me zinxhirë dhe e burgoste. Me gjithë këtë mirësi që i dhuroi, tha:
Shko te videoja e plotë e sures