Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 39 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 39 nga 88 • Shqip


هَٰذَا عَطَاؤُنَا فَامْنُنْ أَوْ أَمْسِكْ بِغَيْرِ حِسَابٍ 39
Përkthim:
Kjo është dhurata Jonë, prandaj ti dhuroja (o Sulejman) kujt të duash ose mos ua jep; pa kurrfarë llogarie për këtë!” Sad 38:39
Tefsiri:

Këto janë të mirat Tona

(për ty)

. Dhe ti jep

(prej pasurisë)

ose mos jep

(prej saj)

se për këtë nuk do të kesh asnjë përgjegjësi. -

Kënaqu me këto mirësi dhe jepi kujt të dëshirosh ose privo kë të dëshirosh, "… se për këtë nuk do të kesh asnjë përgjegjësi" Pra, nuk ke asnjë detyrim e ngarkesë. Gjithçka është në dëshirën tënde. Kështu e nderoi Zoti Sulejmanin, sepse Ai e njihte mirë drejtësinë e Sulejmanit dhe gjykimin e tij të urtë. Askush të mos mendojë se kjo mirësi iu dha Sulejmanit që të kënaqej vetëm në këtë botë. Madje, në ahiret atij do t’i jepen shumë më tepër mirësi. Për këtë arsye, Zoti thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 38 E ardhshme Sad • Ajet 40