Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 4 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 4 nga 88 • Shqip


وَعَجِبُوا أَنْ جَاءَهُمْ مُنْذِرٌ مِنْهُمْ ۖ وَقَالَ الْكَافِرُونَ هَٰذَا سَاحِرٌ كَذَّابٌ 4
Përkthim:
Ata janë çuditur për ardhjen e një paralajmëruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët kanë thënë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar; Sad 38:4
Tefsiri:

Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një paralajmërues. -

Këta mohues të së vërtetës çuditen me një çështje, nga e cila nuk duhet kurrë të çuditesh. Atyre u duket habi që u erdhi një paralajmërues nga lloji dhe mesi i tyre. Por kjo është pikërisht zgjedhja më e mirë, në mënyrë që ata të mund të marrin këshilla dhe të mësojnë prej tij. Ai u zgjodh nga mesi i tyre, që ata ta njohin mirë dhe ta pranojnë ftesën e tij dhe, nga ana tjetër, të mos shtyhen nga përkatësia farefisnore për ta refuzuar. Kështu, duke qenë ky Profet nga mesi i popullit të tyre, do të ishte më e lehtë për ta pranuar dhe pasuar rrugën e tij. Kjo duhet që të nxiste tek ata ndjenjën e mirënjohjes për këtë profet të madh dhe përkushtimin për t'u nënshtruar dhe pasuar rrugën e tij. Por me ata ndodhi krejtësisht e kundërta, aq sa shprehën edhe çudi, që tregonte mosbesim dhe një refuzim të fortë të kësaj çështjeje. Për ta refuzuar dhe fyer, ata thanë:

Jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar e mashtrues.”. -

Po çfarë nuk u pëlqente tek ky profet, që e refuzuan kaq me forcë dhe shpifën për të se ishte magjistar dhe mashtrues? Allahu na tregon arsyet që nxjerrin këta të mjerë. Ata thanë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 3 E ardhshme Sad • Ajet 5